PDK-ja nuk konfirmon nëse shkon do t’i shkojë Osmanit në takim

14 nëntor 2022 | 13:54

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, nuk e ka konfirmuar nëse do të marrin pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit.

“Ne si PDK do të sillemi konfrom përgjegjësive tona që kemi si parti parlamentare. Ju takon institucioneve përgjegjëse që mos të lejojnë vakum institucional”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Tahiri ka thënë se në mbledhje të Kryesisë kanë propozuar debat për gjendjen në shëndetësi.

“Si PDK kemi kërkuar votimin e një rezolute që ka të bëjë me gjendjen e sektorin e shëndetësisë. Ky sektor nuk e ka fokusin e qeverisë dhe kryeministrit Kurti. Është e pa tolerueshme që ky sektor tash e një kohë të gjatë të mbetet pa ministër”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e 12-të e…