“Më vjen keq për fëmijët” Deklarata bombë e motrës së Georgina Rodriguez: Jam trokë, ajo nuk më ndihmon

14 nëntor 2022 | 15:18

“Unë jam trokë dhe motra ime nuk më ndihmon”. Kjo është deklarata bombë e motrës së Georgina Rodriguez, Patrica për emisionin televiziv Socialite.

Teksa ka treguar se nuk ka një marrëdhënie të mirë me modelen e famshme, ajo ka shtuar gjithashtu se po kalon një moment të vështirë financiarisht.

“Ajo që më dhemb më shumë janë fëmijët e mi, jo unë, në fund të fundit një copë bukë mund të ha, por fëmijët e mi që janë nipat e saj… Ndonjëherë kam mjaftueshëm për të ngrënë, ndonjëherë jo. Ndonjëherë kam mjaftueshëm për të paguar qiranë, ndonjëherë jo. Si motër nuk e pres gjithë këtë”, ka thënë ajo.

Tension në familjen e partneres së Cristiano Ronaldos

Që prej vdekjes së babait të tyre tre vite më parë, tensioni mes motrave është rritur. Megjithatë, Patricia nuk hezitoi t’i dërgonte një mesazh të dëshpëruar motrës dhe kunatit të saj, Ronaldos.

“Georgina, kam nevojë për ndihmë, ti je motra ime. E di që nuk ka asnjë detyrim dhe përgjegjësi, por, meqë është mbështetëse dhe kaq e mirë me të tjerët, të paktën të jetë me nipat dhe mbesat. Nëse nuk doni të jeni me mua, jini me nipërit tuaj”, përfundoi Patricia.

“Më vjen keq për fëmijët”/ Deklarata bombë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Maraj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të…