FFK-ja nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me komunën e Prizrenit

15 nëntor 2022 | 10:32

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi në shoqëri të anëtarit të KE të FFK-së, Mirsad Çollaku dhe ud.sekretarit të përgjithshëm, Taulant Hodaj, është pritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi.

Pas diskutimeve lidhur me përmirësimin e kushteve të infrastrukturës sportive në këtë komunë, ata, vendosën të nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit, nëpërmjet të cilit parashihet realizimi i projektit të fushës së futbollit në fshatin Gjonaj. Po ashtu, u diskutua edhe për rinovime dhe investime edhe në stadiumet e tjera në këtë komunë, me qëllim të gjeneratat e reja të futbollit të kenë kushte sa më të mira për punë.

Kryetari Agim Ademi theksoi se do të jetë në shërbim të futbollit dhe FFK-ja do të japë kontributin e saj kudo ku ofrohen mundësitë për t’u ndërtuar një fushë stërvitore. Ai shprehu kënaqësinë e tij që me komunën e Prizrenit u nënshkrua ky Memorandum Bashkëpunimi dhe që një tjetër trevë e vendin tonë do të bëhet me fushë futbolli.

Kreu i FFK-së theksoi se qëllimi i tij është që në çdo cep të vendit ku ka të rinj dhe talente të ndërtohet së paku një fushë futbolli. Në anën tjetër, edhe i pari i Prizrenit, Shaqir Totaj theksoi se është i lumtur për bashkëpunimin me FFK-në, teksa shprehu gatishmërinë për të vazhduar edhe me projekte tjera të përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka zhvilluar bisedime me Bayern Munich, teksa planifikon…