Rama për Sali Berishën: I nguli thikën UÇK-së dhe Shqipërisë, priti në takim përfaqësuesin e Putinit

15 nëntor 2022 | 11:21

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur me gjuhë të ashpër kundër Sali Berishës, duke thënë se ai ka qenë “non grata” që në ditën e parë që është futur në lëvizjen studentore si një spiun i presidentit komunist.

“Një virus që më në fund u shpall ‘non grata’. Se kështu ka qenë që kur u fut në lëvizjen studentore si një spiun komunist. I presidentit komunist. Dhe Shqiptarët ushqehen përditë me dokrra dhe me dëngla dhe nuk bëhet ndarja e shapit nga sheqeri. E ka për barrë të provojë akuzat dhe jo e atij që akuzohet. Cilët serb? Cilët serb? Kinez? Arab? Turq? Në një kohë që kemi fakte që Partia Demokratike (PD) është financuar nga paratë e Rusisë”, ka thënë Rama.

Më tutje, Rama ka zbuluar se në kryeministri në kohën e Sali Berishës është pritur një përfaqësues i Vladimir Putinit, dhe një muaj më pas në Këshillin e Evropës, Partia Demokratike e Shqipërisë, ka votuar kundër UÇK-së.

“Në kryeministri është pritet përfaqësuesi i Putinit një muaj nga vendimi i PD-së për votën në Këshillin e Evropës për të bashkuar qëndrimin me Putinit kundër Shqipërisë dhe UÇK-së. Është pritur këtu një rus. Një rus real. Me emër me mbiemër me titull. Është bërë dhe deklaratë që u konsideruar i rëndësishëm. Një muaj më mbrapa iu ngul thika nga PD-së, ndaj UÇK-së. Që rusët të paguajnë duhet të kesh dhënë një provë…se nuk paguajnë kot. Nuk derdhin kot 500 mijë dollarë financime për PD-në. Pse duhej t’ia japin PD-së ato para. Pse t’mos ia jepnin një partie tjetër. Fjalët e mia dalin gjithmonë. Unë flas me fakte nuk hedh fall”, ka thënë Rama, raporton “Abcnews.al”.

Sipas Ramës pa atdhe janë ata që paguhen nga Rusia për të bërë keq në Shqipëri.

“Pa atdhe është ai që merr para Ruse për të rrëzuar qeverinë. Pse merr paratë e një fuqie që s’ka as dashamirësi ndaj vendit tënd. Të bojkotosh zgjedhjet i paguar nga një forcë e huaj, je i pafe”, është shprehur Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, i…