Konjufca: Nuk dëshirojmë që Kosova në vitin 2060 t’i ketë 1.2 milion banorë

15 nëntor 2022 | 12:13

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA), ka organizuar tryezë diskutimi rreth perspektivës demografike të Kosovës në botën e mundësive të pafundme.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se rinia e Kosovës është një ndër asetet kryesore të saj, por ka thënë se duhet punuar që të ruajmë popullsinë.

“Duhet të jemi diçka të vetëdijshëm dhe duhet ta kemi një gjë parasysh, se Kosova çdo vit është më pak e re dhe këtë duhet ta kemi këtë në vëmendje. Sepse kur po themi se Kosova është shumë e re, po e themi me një vetëkënaqësi”, ka thënë ai, raporton “RTKlive”.

Sipas tij, shtetet bëjnë të përpjekje që ta ruajnë popullsisë e tyre, edhe Kosova duhet të bëj këtë dhe po mundohet ta bëjnë këtë.

“Duhet të jetë në fokus të të gjitha institucioneve tona, për ta bërë një plan nacional e gjithëpërfshirës”, ka thënë ai.

Konjufca, ka thënë se vitin 1981, Kosova ka pasur 2 milionë banorë, ndërsa në censusin e fundit ka pasur 1.6 apo 1.7 milion banorë.

“Nuk dëshirojmë që në vitin 2060, Kosova t’i ketë 1.2 milion banorë”, është shprehur Konjufca.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali i pensionuar amerikan, Michael Barbero, ka vlerësuar se në…