Të dielën fillon Liga e Veteranëve

15 nëntor 2022 | 12:27

Të dielën do të fillojë Liga e Veteranëve të Kosovës, ku do të zhvillohet xhiroja e parë. Në Kampionatin për Veteranë do të marrin pjesë Trepça, Golden Eagle Ylli, Prishtina, Vëllaznimi, Peja dhe Bashkimi.

Java e parë do të zhvillohet në Therandë, për të vazhduar më pas në qytetet tjera, ndërsa në tërësi do të zhvillohen pesë xhiro. Në klubet përkatëse do të luajnë ish-basketbollistë të njohur, që sërish do të rikthehen në parket, kësaj radhe si veteranë.

FBK-ja në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025 e ka përfshirjen e gjithë komunitetit të basketbollit në aktivitetet e saj, ndërsa kohë më parë është formuar edhe  Komisionit të Veteranëve të FBK-së. Me anë të këtij Komisioni synohet që të realizohen qëllimet e Planit Strategjik.

Kampionati për Veteranë -Xhiro 1

Të dielën takohen:
14:00 Trepça –  Golden Eagle Ylli
15:30 Prishtina – Vëllaznimi
17:00 Peja – Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përplasje virtuale për klikimet ka nisur mes Luana Vjollcës…