‘Amerika i kërkoi qeverisë ta shtyjë vendimin për targat, këta shkojnë takohen me Petoviqin në Bruksel’

15 nëntor 2022 | 12:39

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë për takimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me zyrtarin serb, Petar Petkoviq në Bruksel.

Hoti ka thënë se ShBA-ja i ka kërkuar qeverisë që të shtyjë vendimit për targat, derisa ka pyetur se me çfarë ka për të negociuar Bislimi me Petkoviqin.

“ShBA-ja, aleati ynë kryesor i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyjë zbatimin e vendimit për targat, e këta shkojnë e takohen me Petkoviqin në Bruksel! Vendimi për targat është marrë nga qeveria. Çfarë ka për tu negociuar?! Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mirë”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka…