Ministri Krasniqi viziton komunat në veri të Kosovës

15 nëntor 2022 | 14:42

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar të martën Zveçanin dhe Zubin Potokun.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Krasniqi ka njoftuar se në Zveçan ka vizituar zyrën e gjendjes civile.

Ndërsa në Zubin Potok së bashku me zëvendëskryesuesin e Kuvendit Komunal, Vedat Mehmeti kanë qenë në vizitë në shkollën në fshatin Çabër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar përgatitjet për organizimin…