ATK-ja thotë se javën e kaluar ka mbledhur mbi 1.1 milion euro borxhe

15 nëntor 2022 | 16:38

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)  ka njoftuar se javën e kaluar ka zhvilluar një aksion me qëllim të trajtimit të borxheve tatimore në 29 subjekte biznesore.

Siç ka njoftuar ATK-ja  “si rezultat i këtij aksioni janë inkasuar borxhe tatimore në vlerë prej 1 milion e 157 mijë euro”.

“Ne kuadër të këtij aksioni kemi inkasim të borxhit total, si dhe inkasim me paradhënie në kuadër të marrëveshjeve që tatimpaguesit kanë hyre me ATK-në”.

“Stafi i mbledhjes së detyrueshme mbetet i përkushtuar maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri tek konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga legjislacioni tatimor”, ka njoftuar ATK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 16.11.2022 Punime të…