Tre të lënduar në një vetaksident në rrugën Prishtinë – Gjilan
16 nëntor 2022
| 10:54
Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti.