![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/nba-10.jpg)
Clippersat mposhten nga Dallasi, tjetër dështim për Brooklynin
Tjetër zhgënjim për skuadrën e Brooklynit, që u mund me rezultat 153-121 nga Sacramento, që nga ana e tij korri fitoren e katërt radhazi. Kevin Durant me 27 pikë e pati të pamundur të mbajë skuadrën në lojë, ndërsa për Sacramento u dallua Davis me 31 pikë edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli.
Fitore në sekondat e fundit arriti skuadra e Dallasit, që mundi me shifrat 103-101 Clippersat, në një sfidë me rivalitet. George me 23 pikë e Batum me 22 pikë nuk arritën të evitojnë humbjen për kalifornianët, ndërsa për Dallasin u dallua Luka Donqiq, autor i 35 pikëve e 11 rebound.
Humbja e tretë radhazi për Utah Jazz, që u mund nga New York (118-11), sfidë ku u dallua Brunson me 25 pikë. Fiton edhe Portlandi, që falë 29 pikëve të Grant mundi me rezultat 117-110 San Antonion, ndërsa New Orleans mposhti 113-102 Memphisin, ndeshje ku diferencën e bëri Ja Morant, autor i 36 pikëve.
Rezultatet
New Orleans – Memphis 113-102
Dallas – Clippers 103-101
Utah Jazz – New York 111-118
Portland – San Antonio 117-110
Sacramento – Brooklyn 153-121