Kardiokirurgë dhe kardiologë amerikanë po operojnë fëmijët me probleme në zemër në Kosovë
16 nëntor 2022
| 14:06
Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, ka vizituar Spitalin e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK, aty ku kardiokirurgë dhe kardiologë amerikanë po trajtojnë fëmijët me probleme në zemër.
Mjekët e organizatës “Gift of Life International” kanë ardhur në Kosovë ditën e diel dhe deri tani kanë kryer pesë operacione kardiokirurgjike dhe dhjetë intervenime kardiologjike te pacientët.
Ata do të qëndrojnë në Kosovë deri të shtunën e kësaj jave dhe, sipas programit operativ, do të realizohen nga ta edhe pesë operime kardiokirurgjike dhe shtatë deri në dhjetë intervenime kardiologjike.