ZRrE-ja gjobit KESCO-n dhe KEDS-in me 11.1 milionë euro

16 nëntor 2022 | 14:16

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka miratuar dy kërkesa për licencë të furnizimit me shumicë të energjisë elektrike si dhe ka miratuar parametrat rregullator për KOSTT dhe KEDS për periudhën 2023-27.

Sipas njoftimit, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, bordi i ZRrE-së ka shqyrtuar edhe raportet fillestare të KOSTT-it dhe KEK-ut, ku pas shqyrtimit, janë gjetur shkelje dhe raporti i është dërguar palëve për të ofruar komentet e tyre.

“Në këtë seancë, bordi i ZRrE-së ka shqyrtuar vlerësimin përfundimtar ne lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi profesional i ZRrE-së në raportet e monitorimit dhe ka miratuar propozimin për masat administrativë me gjobë për KESCO ne vlerën prej 8.4 milionë dhe për KEDS ne vlerën prej 2.7 milionë euro”, është thënë në njoftimin e ZRrE-së.

Më tutje është bërë me dije se bordi i ZRrE-së ka miratuar 14 kërkesa për marrje të autorizimit për ndërtimin e paneleve solare për vet-konsum, nga të cilat 9 janë dorëzuar nga persona fizik dhe pjesa tjetër ndërmarrje të ndryshme me gjithsej 503 kW.

“Pjesë e shqyrtimit nga bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji”, është thënë në njoftimin e ZRrE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor…