Bërnabiqi: Marrëveshjet e Brukselit nuk mund të transferohen në të tjera

16 nëntor 2022 | 14:38

Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të transferohen në të tjera.

Kështu ka deklaruar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në Singapor, derisa ka shtuar se presidenti Aleksandër Vuçiq është duke dhënë më të mirë për të gjetur një zgjidhje që të ruhet paqja, shkruan “Novosti”.

“Nuk jam optimiste. Nuk e di se çfarë marrëveshje shtesë mund të arrihen, duke pasur parasysh që Prishtina i ka shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura më parë. Ne kërkojmë vetëm respektim të atyre që janë arritur”, ka deklaruar Bërnabiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë delegacioni i Republikës së Kosovës është…