Abdixhiku në Amerikë: Mbështetjen e Senatit dhe senatorëve do ta kërkojmë në çdo kohë

16 nëntor 2022 | 20:18

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka nisur me takime në Senat.

Abdixhiku bën të ditur se ka takuar senatorin Christopher Murphy dhe ekipin e tij politik, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon. Edhe në Senat shtrova kërkesën tonë për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve nëpërmjet ‘Kartës për Partneritet Strategjik’”.

“Si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Senatori Murphy ka qenë dhe mbetet gjithherë aktiv në rajonin tonë. Në këtë drejtim, kërkesat tona për mbështetje ndaj popullit të Kosovës, institucioneve të Republikës, e aspiratave tona për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, ishin krejt të natyrshme. Po ashtu, në takim u theksua nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e politikës së jashtme, energjetikës e zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Mes tjerash, Abdixhiku thotë se Kosova në vazhdimësi do të kërkojë mbështetjen e Senatit dhe Senatorëve.

“Mbështetja e Senatit dhe senatorëve nga të gjitha anët ka prodhuar gjithherë momente historike për vendin tonë. Këtë mbështetje për shtetin tonë vazhdojmë ta kërkojmë në çdo kohë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se…