Për 2 centë borxh, NLB Banka e dënon klientin me 5 euro

16 nëntor 2022 | 20:45

Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, ka bërë me dije se ka marrë një dënim prej 5 euro për 2 centë borxh që i ka pasur ndaj kësaj banke në kartelën Master Card Credit.

Ai ka shkruar në “Facebook” se nëse i keni borxh 20 centë NLB Bankës atëherë dënimi do të jetë 50 euro, raporton “Epoka e re”.

“I keni borxh 0.02 euro (2 cent) banka të dënon me 5 euro! Po ti keni borxh 20 centë dënimi 50 euro, e mos e bo Zot ti keni borxh 50 euro dënimi 500 euro (analogji) Kështu funksionon banka NLB!”, ka shkruar Preteni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket në udhëtim me…