Haradinaj: Logjika qeverisëse e Kurtit nuk përkon me kohën në të cilën jetojmë

16 nëntor 2022 | 20:49

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se është i shqetësuar me logjikën qeverisëse të kryeministrit Albin Kurti.

Kështu ka thënë Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ku ka shtuar se, kjo logjikë e Kurtit, nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë.

Më tej, ai ka thënë se një dezertim i mundshëm në këtë situatë, për arsye siç ka thënë ai, të ndryshme folklorike, do të dëmtojë rëndë shtetin.

Postimi i plotë:

Në Junik bashkëbiseduam me qytetarët për marrëveshjen për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shqetësimin e rrjedhave të situatës dhe mënyrës së dobët se si qeveria e ka menaxhuar këtë proces me rëndësi jetike për vendin.

Theksova shqetësimin tim për logjikën qeverisëse të Kurtit, që nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike.

Për hirë të interesave nacionale, Aleanca do të ofrojë përkrahjen e saj për proceset pozitive që hapin dyert tona në NATO dhe na vendosin nën ombrellën e sigurisë dhe stabilitetit.

Përndryshe, një dezertim i mundshëm në këtë situatë, për arsye të ndryshme folklorike, do ta dëmtojë rëndë shtetin dhe kauzën tonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, ka bërë…