Korenica flet haptazi pas shkarkimit: Kurti ma kërkoi dorëheqjen, s’pranova

16 nëntor 2022 | 21:42

Deputeti i LV-së, Visar Korenica ka thënë se ka pasur takim me kreun e VV’së, Albin Kurti, ku fillimisht i është kërkuar dorëheqja nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec, për shkak të qëndrimit të tij për projekt Kodin e ri Civil.

Korenica në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se pasi nuk ka pranuar dorëheqjen, në muajin prill, pas mosvotimit të Kodit Civil i është komunikuar me email se është shkarkuar nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec, transmeton Paparaci.

“Shkarkimi ka ndodh në muajin prill pas mosvotimit të Kodit Civil nga ana ime. Prej muajit prill e deri para emërimit të koordinatorit të ri, nuk e kam parë të arsyeshme të flasë për këtë. Mua më është komunikuar vendimi me email, se kryesia e VV-së ka marrë vendim për me ju liru nga pozicionit të koordinatorit, ju faleminderit për kontributin tuaj deri tashmë. Emaili më ka ardhur në muajin prill, pas votimit të Kodit Civil. E kam pas një kontakt me kreun e LV-së dhe udhëheqësit e Lëvizjes ku më është komunikuar drejtpërdrejt arsyeja e shkarkimit, në fakt kërkesa për dorëheqje, pastaj pas mospranimit tim, më dërgojnë email që më kanë shkarkuar. Qëllimi kryesor është mosvotimi i Kodit Civil”.

Mes tjerash, Korenica tha se përveç të tij, edhe dy personave të tjerë që kanë pasur pozicione drejtuese në VV.

“Mua më është dhënë drejtpërdrejt dorëheqja, mua, Jetmira dhe Halil Thaçi që kemi pas pozicione drejtuese kanë kërkuar dorëheqjen e tonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtutgart të Gjermanisë, Kryeministri…