​Krasniqi takon Serwer, bisedojnë për situatën në veri

16 nëntor 2022 | 22:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zhvilluar një takim me njohësin e zhvillimeve politike në botë Daniel Serwer në Washington.

“Ishte dakordim i përbashkët që, në mesin e agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë raportet me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, ka shkruar Krasniqi mes tjerash.

“Në Washington DC e takova profesorin e shquar Daniel Serwer, një nga njohësit më të mirë të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor. Si një personalitet që ndjek akoma me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe i njeh mirë çështjet e sigurisë, bashkë folëm për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike”.

“Ishte dakordim i përbashkët që, në mesin e agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë raportet me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Profesorin Serwer e falënderova për pritjen, këshillat dhe angazhimin shumëvjeçar për të ndihmuar procese të ndryshme në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar gjashtë punonjës të lartë të…