Rafuna viziton kompaninë prodhuese “Frutex” në Suharekë

16 nëntor 2022 | 23:33

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vizituar kompaninë prodhuese “Frutex L.L.C” në Suharekë, njëkohësisht edhe kompani anëtare në OEK.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Rafuna shfrytëzoi mundësinë për të përcjellur nga afër prodhimin e produkteve të kësaj kompanie, e cila ka një numër të madh të punëtorëve.

Kryetari Rafuna e vlerësoi punën e palodhshme të ndërmarrjeve prodhuese vendore, duke çmuar produktet e tyre të cilësisë së lartë.

Zhvillimi i prodhimtarisë, cilësia e lartë e produkteve vendore dhe krijimi i partnerëve ndërkombëtar, janë indikatorë të rëndësishëm në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ngritjen e rolit të sektorit privat në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se opozita nuk…