Republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve

17 nëntor 2022 | 08:51

Republikanët kanë siguruar 218 vendet e nevojshme për një shumicë në dhomën e ulët të Kongresit një javë pas zgjedhjeve të mesmandatit.

Fitorja e republikanëve në këto zgjedhje ishte me një rezultat shumë të ngushtë.

Kevin McCarthy, udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, festoi këtë rezultat, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Por, demokratët do të ruajnë kontrollin e dhomës së sipërme, Senatit, ndërkaq kongresi i ri do të mblidhet në janar.

Republikanët, të cilët kishin shpresuar të rifitonin kontrollin e të dy dhomave, i nënshtruan pritshmëritë në zgjedhjet afatmesme të javës së kaluar.

Ndryshe, Partia Republikane tani parashikohet të fitojë 218-223 vende në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 sa janë gjithsej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i infrastrukturës i Ukrainës ka thënë se marrëveshja e…