Kurti thotë se janë transparentë për dialogun me Serbinë

17 nëntor 2022 | 11:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeveria e drejtuar nga ai është treguar transparentë dhe bashkëpunuese për procesin e dialogut me Serbinë.

Duke iu përgjigjur kritikave të deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, e cila e kritikuar për mostransparencë, Kurti ka thënë se qeveria ka treguar maturi në raport me procesin e dialogut.

“Jemi treguar transparentë, kemi treguar bashkëpunim korrekt. Kemi treguar maturi ndaj vetë procesit, duke mos dëmtuar atë dhe as vetë interesat tona. Pas çdo takimi, publiku është informuar me qëndrimet tona. Gjithçka ka filluar më 15 qershor të vitit të kaluar”, ka thënë Kurti në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas miqësores Shqipëri-Itali të përfunduar me rezultatin 1-3, trajneri i…