Deliu-Kodra, qeverisë: Aman mos na bëni ‘hor’

17 nëntor 2022 | 11:19

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra,  para deputetëve në Kuvend, ka kritikuar qeverinë për mungesë të ideve.

“Njëra prej dilemave kryesore që e kam sot është se si mund t’i adresohesh një qeveria pa ide, një qeveria pa vizion, pa punë dhe e cila nuk bën pothuajse asgjë çka duhet të bëjë. E kur nis të bëjë e bën mbrapsht, duke lënë pasoja të gjithanshme”, është shprehur ajo.

Më tutje, Deliu-Kodra  ka pasur edhe një kërkesë për qeverinë Kurti.

“Konsideroj që Kosova meriton një qeverisje krejt tjetër, por derisa një e tillë të bëhet, neve nuk ka mbetët asgjë tjetër, veçse të kërkojmë prej kësaj qeverie vetëm një gjë, aman mos na bëni hor, sepse në këtë rast vetëm sherrin jemi duke ua pa, kaq ka mbet me kërkuar prej jush, pra po e përsëris, aman mos na bëni hor”, është shprehur  deputetja e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për…