Sveçla: Në fund të muajit furnizohemi me patentëshoferë dhe letërnjoftime, më vonë me pasaporta

17 nëntor 2022 | 11:52

Qytetarët kanë probleme të shumta me të cilat iu duhet të përballen, por të njëjtëve gjatë këtij viti problem iu doli edhe me pajisje të dokumenteve kyçe si: Letërnjoftim, pasaportë dhe patentë-shoferë.

Në të shumtën e rasteve qytetarëve po iu pamundësohet pajisja me dokumente, e gjithnjë me arsyetimin se ka mungesë të materialeve.

Në lidhje me këtë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar se ndikimi i luftës në Ukrainë dhe agresionit rus ka ndikuar që furnizimi me materialet e nevojshme të jetë mangu.

Por, ai ka thënë se në fund të këtij muaji do të furnizohen me këto dokumente.

“Në fund të muajit do të furnizohemi me patentë-shoferë dhe letërnjoftime. E pastaj me pasaporta prej 73 mijë copë”, ka thënë Sveçla.

Më tutje, ai ka thënë se brenda kontratës ekzistuese kanë bërë kërkesat e nevojshme meqë rast furnitori është arsyetuar me furnizim madhor.

“Në momentin e parë që dokumentet na vinë, ne i procedojmë më tutje. Kurse sa i përket raportit që thatë unë do të kërkojë raport nga Agjencia e Regjistrimit Civil dhe do t’iu njoftoj në ndër kohë, është shprehur ai në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është botuar libri i profesorit të UP-së, Dren Gërguri, me…