Kurti prezanton buxhetin e vitit 2023, lavdërohet për rritjen ‘historike’ ekonomike

17 nëntor 2022 | 12:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve në Kuvend ka folur për të hyrat dhe rritjen ekonomike në Kosovë.

Ai është shprehur se viti i kaluar ishte viti më i suksesshëm në historinë e shtetit tonë.

“Viti i kaluar ishte viti më i suksesshëm në historinë e shtetit tonë, sa i përket të hyrave dhe rritjes ekonomike, ky vit me gjithë sfidat dhe krizat globale, vazhdojë trendin pozitiv dhe na mundësojë të kemi një konsolidim të financave publike”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti ka folur edhe për buxhetin e vitit 2023, për të cilin ka thënë se do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.

“Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën prej 2 miliardë e 884 milionë eurove, me ç’rast kemi ndarë 745 milionë euro në kategorinë paga dhe mëditje, 493 milionë euro në kategorinë mallra dhe shërbime, 1 miliardë e 98 milion euro në subvencione dhe transfere dhe 811 milionë euro në shpenzime kapitale”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fshat spanjoll, 3 orë larg Madridit, që ishte nxjerrë…