Mehaj merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë

17 nëntor 2022 | 13:42

Me ftesë zyrtare të homologes së tij kanadeze, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me zv/komandantin e FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, udhëtoi për në Halifax të Kanadasë për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë.

Gjatë punimeve të forumit, në sesion të veçantë, ministri Mehaj para liderëve të shumtë, ministra e shefa të mbrojtjes të shumë vendeve të botës, do të prezantoj me temën “Sigurimi i sovranitetit të shteteve të vogla”.

Gjithashtu, në takim të veçantë do të pritet nga nikoqirja dhe homologia e tij, ministrja e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Anita Anand, krahas takimeve të shumta në margjina të forumit me ministra e shefa të mbrojtjes së vendeve të ndryshme, nga të cilat veçojmë takimin me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer.

Krahas, pjesëmarrjes efektive në forum, ministri Mehaj me delegacionin e tij do të priten nga diaspora jonë në Kanada, ku do të marrin pjesë edhe në takimet dhe organizimet e tyre.

Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax është i përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike për përballjen me sfidat, kërcënimet dhe rreziqet e mjedisit të sigurisë globale, e sivjet fokusin do ta ketë në krizën e Ukrainës pas agresionit ushtarak të Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se marrëveshja e grurit…