“Në festat dhe gëzimet tona, armët nuk kanë vend”

17 nëntor 2022 | 14:11

Në kuadër të fushatës “Çdo plumb e ka një shënjestër – festo me zemër, jo me armë”, Ministria e Punëve të Brendshme, mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Gorancë, në shkollën fillore “Veli Ballazhi”, për të rritur ndërgjegjësimin e banorëve të kësaj pjesë që jetojnë në kufi me Republikën e Maqedonisë së Veriut, sa i përket përdorimit të armëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe kryesuesi i Komisionit për Armët e Vogla dhe të Lehta (AVL), Blerim Gashani, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi dhe zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Niels Knudsen.

Me këtë rast, zëvendësministri Gashani ka theksuar se trafikimi dhe zotërimi i paligjshëm i armëve, krimet me armë edhe pse paraqiten në rënie çdo vit, ende shfaqen si kërcënim për jetën njerëzore dhe rendin e sigurinë publike në Kosovë.

Gashani vuri në dukje se, edhe qëllimi i këtij aktiviteti në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit, fshat në Kufi me Maqedoninë e Veriut, është bërë me qëllim që të njoftohen banorët e këtyre zonave se ndërveprimi dhe bashkëpunimi mes grupeve kriminale me ato terroriste, nuk njeh kufij ndarës, prandaj edhe qasja e kësaj fushate dhe projektit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duhet të jetë qasje ndërinstitucionale dhe ndërkufitare.

Ai ka theksuar se Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon rreth 1,500 armë ilegale të llojeve të ndryshme.
Zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Niels Knudsen, ka theksuar se çdo ditë rikujtojnë se armët, krimi dhe dhuna përbëjnë kërcënim edhe në shoqëritë më paqësore.

Fushata “Çdo plumb e ka një shënjestër – festo me zemër jo me armë”, ka filluar më 6 nëntor me një manifestim hapës që është mbajtur njëkohësisht në Prishtinë dhe Shkup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar 13 ndeshjet e sotme të vlefshme për 1/16…