Humolli i LV-së: Nuk do ta votojë buxhetin, qeveria të reflektojë

17 nëntor 2022 | 14:48

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka thënë se nuk do ta votojë projektbuxhetin për vitin 2023, pasi sipas tij nuk duhet të anashkalohet FSK, Policia dhe veteranët.

“Po ndalem direkt në këtë sektori ku ky projekt buxhet për vitin 2023 e dëmton sigurinë e vendit për arsye se motivimin për mbrojtje të vendit tonë e pengon duke anashkaluar çështjen e veteranëve të luftës, duke anashkaluar sigurimin e policisë, duke anashkaluar sigurimin e FSK-së. Në qoftë se ne nuk i sigurojmë pjesëtarët e FSK-së, Policinë atëherë me çfarë motivi kanë mundësi me u përball me vështirësitë në kohën kur Serbia për çdo ditë na kërcënohet me ushtri, polici, grupe mafioze”,ka thënë Humolli.

Ai gjatë seancës së sotme ka thënë se lajmin që nuk do e votojë këtë buxhet ia ka kumtuar edhe partisë në të cilën bën pjesë.

“Për këtë unë jam deklaruar edhe para pjesëtarëve të Vetëvendosjes se nuk do ta votoj këtë buxhet për arsye të thjeshtë, se nuk ka të drejtë kërkush me i anashkaluar këto vlera kur ne shohim që Serbia vlerën e luftës së humbur të viteve 1 400 i motivon përmes asaj lufte të humbur popullatën e vetë me qëndruar në Kosovë, me luftuar kundër Kosovës. Kurse ne njerëzit e gjallë, familjet e gjalla të cilat janë, ne i injorojmë dhe ky injorim duhet me u ndërpre dhe besoj që në leximin e dytë duhet me u ndryshuar kjo qasje në raport me këtë kategori. Uroj që të reflekton kjo qeveri të reflektojnë edhe deputetët e LV-së me pa që kanë marrë mision politik me kthyer shpresën e popullit e jo me mbyt shpresën tonë”, ka thënë Humolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është i interesuar të nënshkruajë mesfushorin e Real…