Shala liston mangësitë e projektbuxhetit për vitin 2023: Nuk i realizon objektivat

17 nëntor 2022 | 16:46

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kritikuar qeverinë Kurti për projektbuxhetin e vitit 2023.

Shala në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se me këtë buxhet nuk mund të zhvillohet shteti.

Deputeti Shala në fjalën e tij ka listuar në numër të madh të mangësive të Projektligjit për buxhetin, duke përfshirë arsimin, ambientin, ndërmarrjet publike, RTK-në, etj.

Fjala e deputetit Shala:

Zakonisht fundviti karakterizohet me dy të veçanta, në jetën qeverisëse dhe parlamentare të një shteti;
Përmbyllja e vitit që po e lëmë pas, me tërësinë e sfidave sociale, ekonomike, politike, zhvillimore.

Nëse e shohim kështu, kjo qeveri po e mbyll këtë vit me një suficit më të lartin që ka mbyllur ndonjëherë ndonjë qeveri në Kosovë.

Po e mbyllim po ashtu me shkallën më të lart të inflacionit, me mbi 14%.

Po e mbyllim me një situatë të brishtë politike, e të sigurisë si kurrë më parë.

Po e mbyllim me raporte shumë të brishta me gjithë partnerët strategjik të shtetit tonë.

1. Ligji i buxhetit për vitin e ardhshëm, për planifikimin e realizimit të objektivave ekonomike, politike, e të sigurisë.

Pra, planifikimi për fuqizimin e shtetit, për zhvillimin e tij, për zvogëlimin e papunësisë, e për rritjen e cilësisë së arsimit.

Por a po ndodh kështu?

Nëse e shikojmë projektbuxhetin e planifikuar, lirisht mund të themi se ky projektbuxhet nuk i mund t’i realizojë asnjë nga objektivat e parapara.

Për të nxjerrë konstatimet reale dhe të vërteta, ne duhet të bëjmë krahasimin me objektivat e kësaj qeverie, p.sh:

Arsimi

Asnjë nga përshkrimi i mëposhtëm nuk është paraparë në ligjin e buxhetit 2023.
Arsimi është mundësi e madhe dhe burim shumë i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës.

•Është paraparë themelimi i fondit për hulumtime shkencore.
Nuk është themeluar.

•Jetësimi i projektit për edukimin parashkollor në çdo komunë do të paraprihet nga një hap i rëndësishëm – ofrimi i kushteve preferenciale të pagesës ose heqja e pagesës për çerdhen e fëmijëve për kategori të caktuara të popullsisë. Nuk është realizuar

•Me përmirësimin e cilësisë së teksteve të reja shkollore, do të avancojmë arsimin parauniversitar dhe do të fillojmë planifikimin për shkollat digjitale. Nuk është realizuar

•Shkollat profesionale të mesme të larta do të ringjallen e modernizohen me mjetet, kurrikulat, tekstet dhe materialet mësimore, profilet dhe veçanërisht me programin e praktikës. Shtrirjen dhe rritjen e tyre do ta planifikojmë sipas strategjisë zhvillimore në këmbim me kërkesat e ndërmarrësisë.
Nuk është realizuar.

•Ne qëndrojmë për arsimin e lartë publik pa pagesë.
Kjo është paraparë.

•Universitetet do t’i fuqizojmë drejt kërkimit shkencor.
Nuk është realizuar asnjë mjet shtese nuk është ndarë.

Të gjitha këto do të arrihen nëpërmjet këtyre qëllimeve strategjike:
•Do të ofrojmë në gjithë vendin shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.
Nuk është realizuar dhe nuk është paraparë në buxhetin për vitin 2023.
•Ne do të krijojmë bibliotekat e mësimdhënësve duke i pajisur ato me literaturën relevante dhe të kohës.
Nuk është realizuar dhe nuk është paraparë në buxhetin për vitin 2023.
•Për mësimdhënësit do të ofrojmë edhe banimin me kosto të përballueshme. Nuk është realizuar dhe nuk është paraparë në buxhetin për vitin 2023
•Gjithashtu, qeveria do të angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës dhe shfrytëzimit efektiv të teknologjive digjitale në procesin mësimor.
Nuk është realizuar dhe nuk është paraparë në buxhetin për vitin 2023.
•Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës. Nuk është realizuar.
•Menaxhim efektiv i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet.
Nuk është realizuar.
•Arsim i lartë me cilësi dhe integritetit, në harmoni me standardet ndërkombëtare.
Nuk është realizuar dhe nuk është paraparë në buxhetin për vitin 2023.
Furnizimi me pajisje laboratorike dhe logjistike kërkimore-shkencore për institucionet kërkimore-shkencore të Republikës së Kosovës.
Faqe 55. Në 2022 kanë qene 666,709 euro ne vitin 2023 janë paraparë 170.000 euro, kjo tregon se sa ju do të investoni në shkencë d.m.th nuk ka ndarë buxhet fare për laborator e kërkime shkencore.
Faqe 64. Shpenzimet kapitale në arsimin parauniversitar nga 35.9 milionë janë zvogëluar ne 29 milionë.
Faqe 65. Shpenzimet kapitale ne Arsimin Projektet Kapitale për Nivelin Qendror nga 55.3 milionë sa ka qenë në 2022 janë zvogëluar ne 33.2 milionë në 2023.

MINISTRIA E EKONOMISË PROGRAMI QEVERITAR

Kemi folur dhe debatuar gjatë për këtë ministri, fatkeqësisht edhe në këtë projektbuxhet është siç ka qenë deri më tani.
Ka premtuar shumë për ndërmarrjet publike dhe s’ka asgjë esenciale në projektbuxhet.
P.sh: Trepça, etj.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Nga programi qeveritar Mjedisi dhe Planifikimi Hapësinor – rreth 70% e objektivave të parapara nuk janë përfshirë në buxhet
P.sh:
•Menaxhimi i integruar i mbeturinave
•Menaxhimi i ujërave dhe ngritja e infrastrukturës
•Mbrojtja e natyrës, biodiversitetit dhe planifikim hapësinorë të qëndrueshëm
•Banimi social dhe banimi i përballueshëm
Nuk janë paraparë askund në projektbuxhet.

SHEMBULL

Nëse e shohim kategorinë buxhetore paga dhe mëditje dhe krahasojmë vitin 2022 dhe 2023, kemi një rritje të kësaj kategorie në 2023-tën.
2022 – 388.239.123 € / 2023 – 453.797.179 €
Ndryshimi: 65.558.056 € – Për vitin e ardhshëm Paga dhe Mëditje janë më shumë.
•Cili është ndryshimi juaj për këtë pjesë?
Mallra dhe shërbime
2022 – 284.899.417 € / 2023 – 349.473.498 €
Ndryshimi: 64.574.081€- Më shumë se në vitin paraprak.
AKP – Keni rritje të buxhetit për 100.000 euro krahasuar me vitin paraprak.
•Çka po ndodh, a po e mbyllni AKP-në?
•A po formohet Fondi Sovran?
•Ku mbetën linjat buxhetore për menaxhimin e 1775 aseteve te AKP-së të transferuara tek qeveria?
•Me çfarë buxheti menaxhohen ato?
RTK – Buxheti i njëjtë si në vitin paraprak, 8.960.000 €.
•Pse i njëjti buxhet?
•Pse nuk mbështetet RTK-ja?
•Çfarë niveli të shërbimit kemi nga ardhja juaj në pushtet?
•Si mund të pritni kualitet dhe cilësi, pa e shtuar buxhetin?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tyson Fury ka thënë se duhet të përballet me Anthony…