10 futbollistë të Arsenalit do të luajnë në Kupën e Botës
Kanë mbetur edhe pak ditë deri tek fillimi i garës më të madhe në futboll, Kupa e Botës.
Lojtarët dhe stafet përkatëse tashmë janë rehatuar në hotelet e Katarit, ndërsa mediat vazhdojnë raportimet rreth statistikave dhe fakteve interesante për këtë turne.
Ekipi lider në Premier Ligë, Arsenal, krenohet me numrin e lojtarëve që janë të ftuar, me dhjetë të tillë. Shqetësimi i vetëm është lëndimi i mundshëm i lojtarëve në këtë detyrë të rëndësishme ndërkombëtare. Këta janë dhjetë topçinjtë që do të shihen në ekranet mbarë botës gjatë muajve nëntor dhe dhjetor:
Aaron Ramsdale, Ben White dhe Bukayo Saka (Angli)
Gabriel Jesus dhe Gabriel Martinelli (Brazil)
William Saliba (Francë)
Granit Xhaka (Zvicër)
Thomas Partey (Gana)
Takehiro Tomiyasu (Japoni)
Matt Turner (ShBA)