![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/3FC9D564-5F12-4BD9-B076-4F3DDAC880F6.jpeg)
Nansy Pelosi trondit politikën amerikane
17 nëntor 2022
| 19:34
Nancy Pelosi e cila ka udhëhequr demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA për gati dy dekada, ka njoftuar se do të largohet nga ky rol.
82-vjeçarja është demokratja më e fuqishme në Kongres dhe gruaja e parë që ka shërbyer si kryetare e Dhomës.
Ajo do të vazhdojë të përfaqësojë Kaliforninë në dhomën e ulët të Kongresit.
Ajo vjen pasi republikanët parashikohet të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve afatmesme.