Ditëlindja e Luan Haradinajt, Rama dhe Grabovci shkojnë tek vendi  i rënies së tij (foto)

17 nëntor 2022 | 20:01

Sot (e enjte) është ditëlindja e heroit të Kosovës, Luan Haradinaj, i cili ka rënë heroikisht në vitin 1997 në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Për të nderuar Luanin e UÇK-së me rastin e ditëlindjes së tij, Rafet Rama dhe Adem Grabovci, dy ish-eprorë të lartë të UÇK-së kanë vizituar vendin ku ka rënë heroikisht Luan Haradinaj.

Rafet Rama kishte qenë me Luanin në ditën kur kishte rënë heroikisht. Luani kishte rënë në fushën e nderit për çlirimin e Kosovës, ndërsa Rama ishte plagosur ditën e 6 majit të vitit 1997.

Luan Haradinaj ka lindur në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit më 17 nëntor të vitit 1973.

Luani ka qenë në kontakt me grupet ilegale guerile, të cilat qysh nga viti 1991 kishin shkuar në Shqipëri me qëllim të stërvitjeve dhe aftësimit ushtarak.

Ai i takon brezit të parë të rinisë dukagjinase, që kishte marrë përsipër furnizimin me armë të ideatorëve të luftës çlirimtare, të shokëve të tij më të ngushtë me të cilët sa e sa herë ilegalisht e kishte kaluar kufirin, duke sjellë armë për grupet e para të çlirimtarëve, jo vetëm në Gllogjan e në Dukagjin.

Luani me vëllanë e tij Shkëlzenin dhe me bashkëmendimtarë të tjerë ishin ndër pjesëtarët e bërthamave të para të rezistencës së armatosur në Dukagjin qysh nga nëntori i vitit 1993.

No description available.No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vërshimi i ujërave të Lumbardhit të 17 dhe 18 nëntorit…