Shqipëri, përfshihet nga flakët një servis në Vaun e Dejës

18 nëntor 2022 | 10:41

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Dejë, Vau i Dejës, në ambientet e jashtme të një servisi automjetesh, në pronësi të shtetasit D. S., 44 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht, dy automjete të parkuara.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vazhdon veprimet hetimore, për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për arsye të punimeve…