Abazi kërkon koordinim me partnerët pas largimit të serbëve nga institucionet

18 nëntor 2022 | 12:49

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në konferencën e përjavshme  për media ka kërkuar nga qeveria që të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë pas situatës së krijuar me largimin e serbëve nga institucionet.

Abazi ka folur edhe për strategjinë për energjinë, dhe orientimin kah burimet e ripërtërishme.

“Situata në veri pas urdhrit nga Beogradi ka shkaktuar vakum institucional. Targat kanë qenë vetëm një pretekst i Serbisë që të tregojë muskujt e vet, pas procesit të Berlinit. Po i afrohemi 21 nëntorit, të gjithë janë të alarmuar, përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë. Për ne është e rëndësishme që çdo qytetar të ndihet i sigurt”.

“Strategjia dalëse nga kjo situatë duhet të na kthejë në tavolinën e bisedimeve dhe koordinimit me shtetet partnere. Është e rëndësishme që t’i kthehemi fokusit të përmbylljes së marrëveshjes finale me njohje”.

“Duhet ta bëjmë sa më të lehtë të mundur që teknologjia ë energjisë së rinovueshme të vendoset sa më shpejtë dhe në mënyrë efektive. Është koha e fundit që të shtohet koha për investime në energjinë e rinovueshme, duke përfshirë edhe planin kombëtar për efiçiencë”, ka thënë Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
18.11.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…