Reagimi zyrtar i Unitedit pas intervistës së Ronaldos

18 nëntor 2022 | 12:52

Skuadra e Manchester United ka reaguar zyrtarisht lidhur me intervistën e dhënë së fundi nga Cristiano Ronaldo për Piers Morgan. Në këtë intervistë sulmuesi portugez kritikoi ashpër klubin, trajnerin Erik ten Hag dhe jo vetëm.

Derisa intervista e Ronaldos vazhdon të jetë ende shumë e përfolur, Unitedi nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar. “Djajtë e Kuq” këtë të premte njoftuan se kanë nisur hapat e parë, por pritet që të analizohet në tërësi intervista e 37-vjeçarit.

“Manchester United ka nisur këtë mëngjes hapat e duhur në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media. Ne nuk do të bëjmë komente të mëtejshme derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi anglez.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të…