Peci thotë se në një version që e ka parë të planit franko-gjerman përmendet kisha ortodokse serbe

18 nëntor 2022 | 12:53

Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka thënë se ka parë disa versione të planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai në tryezën e organizuar nga KDI-ja me temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë-Serbi: Cila është rruga përpara?”,  ka thënë se në pikat e njërit version që ka parë është Kisha Ortodokse Serbe, por sipas tij nuk ka ende asnjë version përfundimtar.

“Kam parë disa versione të këtij plani (franko-gjerman), nuk jam i sigurt cili është i vërteti. Në esencë sillet modeli i dy Gjermanive për fazën e parë dhe pastaj ka të bëjë me njohjen përfundimtare që do ta nënkuptonte edhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. S’mund të ketë normalizim pa njohje të të dyja vendeve dhe pa pasur marrëdhënie diplomatike”.

“Janë edhe dy elemente të tjera. Në njërin prej versioneve që kam parë, një çështje e cila është vënë aty të diskutohet, s’jam i sigurt nëse ky është versioni derisa del ai zyrtar, njëra nga pikat do të jetë edhe Kisha Ortodokse Serbe dhe implementimi i të gjitha marrëveshjeve të cilat janë zbatuar deri tani, mirëpo mos e merrni fjalën time si përfundimtare, pa dalë edhe versioni përfundimtar, por në njërin nga versionet që kam parë e ka këtë element”, është shprehur Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Manchester United ka reaguar zyrtarisht lidhur me intervistën…