Ukraina: Nëse rivendosen kufijtë e vitit 1991 do të ketë paqe në vend

19 nëntor 2022 | 13:03

Paqja në Ukrainë do të jetë e mundur “vetëm” nëse rivendosen kufijtë e vendit të vitit 1991, ka paralajmëruar një ndihmës i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

“Do të ketë paqe kur të shkatërrojmë ushtrinë ruse në Ukrainë dhe të rivendosen kufijtë e vitit 1991”, tha Andriy Yermak.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe Moska ka njohur deklaratat e pavarësisë nga republikat e vetëshpallura të Luhansk dhe Donetsk në zonën e Donbass në Ukrainën lindore.

Këto dy rajone dhe Krimeja ishin pjesë e Ukrainës kur shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në 1991 dhe vazhdojnë të njihen nga Kombet e Bashkuara si pjesë e vendit.

Deklaratat e Yermak, pasojnë premtimet e përsëritura të Zelenskyy se ai nuk do të bëjë kompromis për “integritetin territorial” të vendit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Kështu hahej nëpër oda. Kur kishte kallaballak…