![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/07/fushë-kosovë.jpg)
Policia arreston dy persona për monedhë të falsifikuar
17 korrik 2018
| 14:54
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët në një lokal kanë bërë pagesën dy herë me nga 100 euro që dyshohet të janë të falsifikuara.
“Monedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt”, është bërë me dije në njoftimin e policisë.