Sunak takohet me Zelenskyn në Kiev

19 nëntor 2022 | 18:04

Kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak ka mbërritur në Kiev ku është pritur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kjo është edhe hera e parë që dy liderët takohen që prej se Sunak u bë kryeministër, shkruan Skynews.

Në një postim në Telegram, Zelenskyy ndau një video të mbërritjes së Sunak dhe tha: “Që nga ditët e para të luftës, Ukraina dhe Britania e Madhe kanë qenë aleatët më të fortë.

“Gjatë takimit të sotëm diskutuam për çështjet më të rëndësishme si për vendet tona ashtu edhe për sigurinë globale. Së bashku jemi më të fortë dhe do të arrijmë rezultatet e dëshiruara”, tha Zelensky.

Vizita e Sunak në Kiev vjen si rikonfirmim i mbështetjes së vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Ishujve Faroe, e…