![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/39FD3424-38D6-4D3A-9645-FCFA563E5A70.jpeg)
Shefi i EULEX-it dhe komandanti i KFOR-it vizitojnë veriun
19 nëntor 2022
| 18:11
Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se ishte për një shëtitje përgjatë lumit Ibër në Mitrovicë bashkë me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.
Wigemark tha se pas shëtitjes pinë një kafe të këndshme në Mitrovicën e Veriut.
“EULEX-i dhe KFOR-i janë të sinkronizuar në rolet tona përkatëse të reaguesit të sigurisë në Kosovë”, ka shkruar Wigemark.
Kujtojmë se sot gjatë ditës trupat të EULEX-it janë parë në veri të vendit duke patrulluar, pasi atje tashmë kanë dhënë dorëheqje pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb.