Kosova përballet me Poloninë për një vend në Botëror

19 nëntor 2022 | 18:33

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat) do përballen me Poloninë.

Në shortin e hedhur të shtunën në Lubjanë, Kosova ka mësuar kundërshtarin e radhës.

Përfaqësuesja e Kosovës ka përballë skuadrën e Polonisë.

Polonia ishte në grupin D, ndërsa fillimisht pësoi 25:23 nga Gjermania. Ndaj Spanjës fitoi me rezultat 22:21, ndërsa nga Mali i Zi humbi 26:23.

Kështu Polonia nuk kaloi grupin dhe në plasmanin e përgjithshëm ishte e 13-ta.

Hendbolli në Poloni, edhe ai i vajzave, vlerësohet shumë i zhvilluar. Kështu që Kombëtaren tonë në prillin e vitit të ardhshëm e presin dy ndeshje të vështira. Një është e sigurt, që vajzat tona dhe i gjithë ekipi do të japin më të mirën në kërkim të suksesit. Ndeshja e parë luhet në Poloni, ndërsa e dyta në Kosovë.

Në vitet 2013 e 2015, Polonia ishte renditur e katërta në botë, që është suksesi më i madh. Në vitin 2017 ishte e 17-ta, ndërsa vitin e kaluar ishte e 15-ta në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së…