Bulliqi për vërshimet në Podujevë: Gjendja në disa fshatra nuk është aq stabile

20 nëntor 2022 | 17:06

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, kanë vizituar disa nga fshatrat e prekura nga vërshimet si fshatin Dobërdol, Bajçinë, Peran, Metehi, Pakashticë dhe Murgull, në të cilat është rritur niveli i ujit për shkak të daljes nga shtretërit e lumenjve si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë orëve të fundit.

“Gjendja e përgjithshme në disa fshatra nuk është aq stabile, e shiu i pandërprerë po e vështirëson menaxhimin e situatës”, ka theksuar ai.

Bulliqi ka bërë me dije se ekipet emergjente nga mbrëmë janë në terren dhe me angazhim maksimal po punojnë të evitojnë e minimizojnë dëmet që mund të shkaktohen nga vërshimet.

“Apeloj tek të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet emergjente institucionale në mënyrë që përmes koordinimit dhe kontributit të përbashkët të tejkalohet sa më shpejtë dhe me sa më pak dëme kjo situatë”, ka deklaruar Bulliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni priti në takim…