Meta viziton Panairin e Librit në Tiranë: Libri, një mik i çmuar

20 nëntor 2022 | 17:30

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar sot Panairin e Librit në Tiranë.

Ai u ka shprehur mirënjohje krijuesve dhe drejtuesve të shtëpive botuese, që pavarësisht vështirësive këtë vit mundësuan mijëra tituj librash për lexuesin shqiptar.

“Libri është një mik i çmuar dhe i pazëvendësueshëm, pavarësisht zhvillimit të vrullshëm teknologjik”.

“Më shumë përpjekje dhe më shumë mbështetje për inkurajimin e leximit të librit, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë, sepse përmes librit formojmë qytetarë të denjë për vendin dhe garant të demokracisë”, ka shkruar Meta në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë në Halifax,…