U gjet pa shenja jete në garazhin e shtëpisë, kjo është 47-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës në Gjakovë

20 nëntor 2022 | 21:45

Mediet kanë raportuar për një rast tragjik që ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj.

Sinjali ka mësuar se viktima është Antigona Avdija, 47-vjeçare.

Avdija dyshohet se u gjet e varur në litar në garazhin e shtëpisë së vëllait të saj. Ajo është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Nuk dihen ende motivet që shtynë të ndjerën të kryejë këtë akt, por janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga organet e hetuesisë që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i 47-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi Politik "Afrim Zhitia" është duke e ndjekur me interesim…