Një poster gjigant i Granit Xhakës vendoset në një ndërtesë në Doha

20 nëntor 2022 | 21:56

Një poster gjigant i Granit Xhakës është vendosur në qendër të Dohas së Katarit.

Mesfushori nga Kosova ka zënë vend në një prej rrokaqiejve të kryeqendrës së Katarit, shkruan Express.

“Kjo foto e realizuar gjatë fitores 1:0 ndaj Portugalisë në Gjenevë më 12 qershor, është vendosur në ndërtesën 109 metra të lartë – 25 kate – të Ministrisë së Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike”, thuhet në artikullin e publikuar nga “Rts.ch”.

Kapitenët e 32 ekipeve tjera kombëtare kanë të drejtën e të njëjtit nder në rrokaqiejt e tjerë të Dohas.

Kujtojmë se Zvicra është pjesë e Grupit G, bashkë me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.

“Helvetikët” ndeshjen e parë e luajnë më 24 nëntor, kundër Kamerunit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një femër 36 vjeçare është gjetur pa shenja jete në…