Ushtari i ‘Wagner-it’ me duart lart, ukrainasit përdorin dronin për ta çuar drejt “një dorëzimi të sigurt”

20 nëntor 2022 | 22:04

Pamjet me dron thuhet se tregojnë momentin kur një ushtar rus dorëzohet te forcat ukrainase.

‘Drone Dawg’, një profil në Twitter që ndan lajme mbi konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë, tha se trupa ishte anëtare e grupit të famshëm Wagner, një organizatë paraushtarake ruse.

“Ushtari i Wagner duke u dorëzuar, ukrainasit përdorin një dron për ta çuar atë në pozicionet e tyre për një dorëzim të sigurt”, është shkruar më tej në përshkrimin në Twitter.

Pamjet vijnë në kohën kur Instituti për Studimin e Luftës në raportin e fundit njoftoi se mobilizimi i vazhdueshëm i fshehtë dhe përgatitjet për një valë të re mobilizimi ka të ngjarë të përkeqësojnë cilësinë e përgjithshme të trupave ruse që dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Ndërsa në anën tjetër, Bashkimi Evropian nisi një mision për të trajnuar ushtarët ukrainas, misioni i tij më i madh ushtarak deri më sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një poster gjigant i Granit Xhakës është vendosur në qendër…