Tragjedi në Itali, çifti shqiptar vritet brenda banesës

21 nëntor 2022 | 08:25

Një çift shqiptar është gjetur i pajetë brenda banesës së tyre në via Leopardi në Itali.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës,

Dyshohet se ata janë vrarë nga ish-bashkëshorti i viktimës, me origjinë shqiptare gjithashtu, raportojnë mediet italiane.

Zbulimi i trupave është bërë nga karabinierët, të lajmëruar nga vajza e gruas, e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën pasdite.

Fillimisht u mendua për një rast vrasje-vetëvrasjeje, por nga hetimet u zbulua se dikush i kishte vrarë.

Pas zbulimit të dy trupave, karabinierët, pasi kanë mbledhur dëshmitë e para të vajzës së gruas, kanë shkuar për të kërkuar ish-bashkëshortin në shtëpinë e tij në Mira, i cili mund të jetë i përfshirë në ngjarje. Një thikë dhe një pistoletë u gjetën brenda shtëpisë në via Leopardi. /abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menjëherë pas blerjes së plotë të platformës sociale, Elon Musk,…