Kremlini: Nuk kemi plane për mobilizim të dytë

21 nëntor 2022 | 11:14

Rusia ka pohuar këtë mëngjes se nuk ka në plan të thërrasë ushtarë të tjerë rusë për të luftuar në Ukrainë përmes një raundi të dytë të mobilizimit ushtarak, sipas skynews.

Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim “të pjesshëm” të rezervistëve rusë në fillim të këtij viti, por pretendoi se thirrja e 300,000 ushtarëve kishte marrë fund.

Pavarësisht kësaj, disa në Perëndim e kanë akuzuar Moskën për mobilizim “të fshehtë”, me raporte për të burgosur rusë që janë detyruar të luftojnë në Ukrainë. Ndërkohë, Kremlini shprehu shqetësimin për shkak të bombardimeve të reja në centralin bërthamor Zaporizhzhia gjatë fundjavës.

Moska u bëri thirrje fuqive ndërkombëtare që të përdorin ndikimin e tyre për t’i dhënë fund sulmeve, për të cilat Ukraina dhe Rusia vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një konferencë për shtyp surprizë e Cristiano Ronaldos, i cili…