DiCaprio dhe Gigi kapen ‘mat’ sërish, dyshja fotografohen duke dalë fshehurazi nga…

21 nëntor 2022 | 11:40

Dyshimet se Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë në një romancë sa vijnë dhe po shtohen, pasi dyshja u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë fundjavës. Dyshja u fotografuan duke dalë për darkë në Cipriani në New York City.

Çifti i “trembur” nga kamera – të cilëve iu bashkua miku i DiCaprios, Vivi Nevo – u përpoqën të fshiheshin nga paparacët ndërsa sigurimi i nxori ata nga restoranti.

Aktori i “Titanic”  kishte veshur atlete të bardha, xhinse të zeza, një pallto të zezë dhe një kapele bejsbolli dhe maskë që fshihte pjesën më të madhe të fytyrës së tij. Ndërsa modelja e famshme kishte veshur një bluzë të shkurtër, një xhaketë lëkure dhe një shall blu që e përdori për të mbuluar fytyrën e saj.

48-vjeçari dhe 27-vjeçarja u panë për herë të parë bashkë në shtator gjatë Javës së Modës. Page Six raportoi ekskluzivisht se dyshja po shijonte shoqërinë e njëri-tjetrit në një festë në papafingo në Soho dhe u pa gjithashtu në Casa Cipriani.

Një burim i tha Page Six se ata “po njiheshin me njëri-tjetrin” dhe po i merrnin gjqrat shtruar. Ata shpesh herë kanë qenë të shoqëruar me miq dhe disa herë vetëm.”

Fituesi i Oskarit u pa rastësisht në Milano në të njëjtën ditë kur Hadid  ishte pjesë e sfilatës së modës Versace Pranverë/Verë 2023.

Ai është parë edhe në të njëjtin hotel, Royal Monceau, ku ka qëndruar edhe Hadid gjatë Javës Së Modës.

DiCaprio dhe Gigi kapen ‘mat’ sërish, dyshja fotografohen dukeDiCaprio dhe Gigi kapen ‘mat’ sërish, dyshja fotografohen dukeDiCaprio dhe Gigi kapen ‘mat’ sërish, dyshja fotografohen dukeDiCaprio dhe Gigi kapen ‘mat’ sërish, dyshja fotografohen duke

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania i ka ofruar Polonisë  sistemin e mbrojtjes raketore ‘Patriot’…