Ademi paralajmëron ardhjen e Ronaldos në Kosovë

21 nëntor 2022 | 11:39

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka paralajmëruar ardhjen e ish-sulmuesit brazilian, Ronaldo Nazario, në Kosovë.

Së paku kështu ka lënë të kuptohet i pari i FFK-së në postimin e tij në “Facebook” ku ka bërë të ditur se është takuar me ‘Fenomenin’ në Katar, atje ku po zhvillohet Kampionati Botëror i futbollit.

Ai ka thënë se bashkë me brazilianin diskutuan për vizitën e parë të Ronaldos në vitin 1999 si dhe e ka ftuar që ta vizitojë Kosovën, ftesë të cilën, sipas Ademit, ai e ka pranuar me kënaqësi.

“Pas ndeshjes hapëse të Kupës së Botës 2022, Katari-Ekuadori e takova Fenomenin Ronaldo Luis Nazario de Lima. E kujtuam vizitën e tij të parë menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Ftesën time për ta vizituar sërish Kosovën, Fenomeni e pranoi me kënaqësi”, ka shkruar Ademi.

I pari i Federatës së Futbollit nuk ka zbuluar se kur mund të realizohet kjo vizitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa vitesh ajo është rikthyer në një nga personazhet…